Shtëpia Memoriale e Lazar Lichegovskiit

Njëri nga prioritetet kryesore të NI Qendrës Konservuese - Shkup është realizimi i Projektit "Shtëpia Përkujtimore e Llazar Liçenoskit" e cila është parashikuar për Muze të Llazar Liçenoskit. Për realizimin e projektit janë përfshirë fazat - arkitekturë, statikë, makineri, ujësjellës, elektrikë, rregullim i parterit, mbrojtje nga zjarri dhe MHT, rregullim i ekspozitës muzeale me të gjitha elementet shoqëruese, gardh mbrojtës si dhe rregullim hortikultural i oborrit. Me Drejtoresën e Galerisë Nacionale z-njën Dita Starova Kjerimi si shfrytëzues i hapësirës realizuam takim pune në faqe të vendit për t'i përcaktuar prioritetet gjatë realizimit të projektit i cili do të zhvillohet në faza por paralelisht sipas mjeteve me të cilat disponojmë të marra nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.



