Vizita e Ministrit të Kulturës të Republikës Popullore të Kinës

Vizitë në kompleksin e kishës Shën Shpëtimi në Shkup nga ana e Ministrit të Kulturës të Republikës Popullore të Kinës, z. Luo Shugang së bashku me Ministrin e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Husni Ismaili. Vizita nga ana e ministrit të kulturës të RP Kinës Luo Shugang në kishën Shën Shpëtimi në Shkup është në kohën kur NI Qendra Konservuese Shkup realizon aktivitet konservues-restaurues në Ikonostasin. I dukshëm ishte interesi i ministrave për procedurat rreth punëve konservuese-restauruese por edhe vetë punimin e Ikonostasit nga mjeshtrat e lartë gdhendës mijak. U prezantua edhe piktura e freskove të vetë kishës. Nga ana e institucionit si dhuratë ministrave dhe delegacionit nga Republika Popullore e Kinës iu ndanë publikime për Ikonostasin si dhe botim monografik për Goce Dellçevin. Në atë rast ministri nga RP e Kinës shprehu dëshirë të fotografohet me publikimin për Ikonostasin nga kisha Shën Shpëtimi.




