MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE

NI Qendra Konservuese - Shkup duke vepruar me përgjegjësi si institucion për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka prioritetet e veta. Realizimi i projektit konservues-restaurues Ikonostasi në kishën Shën Shpëtimi është njëri nga prioritetet, sidomos kur bëhet fjalë për pasuri kulturore me vlerë të paçmueshme. Pas DY dekadash u qas në realizimin e këtij projekti i cili është në fazën përfundimtare ku kjo vepër e mjeshtërisë e gdhendësve mijak Makarija Frçkoski dhe vëllezërit Petre dhe Marko Filipoviç përsëri do ta marrë shkëlqimin e vet.

