JUBILE - 60 VJET NGA FORMIMI I IK QENDËR KONSERVIMI SHKUP

Këtë vit, IK Qendër Konservimi – Shkup e shënon jubileun e tij 60 vjet nga themelimi, duke përfunduar kështu një cikël të gjatë të gjashtë dekadave të punës së frytshme në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Me këtë rast, kujtojmë fillimet si dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm. Edhe pse bëhet fjalë për një institucion kombëtar me numër relativisht të vogël punonjësish ekspertë të ngarkuar për monumentet e kulturës në territorin e qytetit të Shkupit, mund të thuhet se Qendra e Konservimit Shkup nën juridiksionin e vet i ka disa nga monumentet më të vlefshme jo vetëm në qytet dhe shtet, por edhe më gjerësisht në rajon. Përkushtimi dhe përgjegjësia për këto vepra të jashtëzakonshme janë baza mbi të cilën ndërtohet sistemi kompleks i përbërë nga individë dhe ekipe, secili i përkushtuar maksimalisht ndaj qëllimit të synuar. Në këtë kuptim, duam t'u japim njohje të sinqertë të gjitha gjeneratave të mëparshme të konservatorëve dhe restauruesve, veçanërisht themeluesve që i vunë themelet mbi të cilat për dekada ndërtohet një strukturë komplekse e profileve të ndryshme, brenda kësaj veprimtarie jashtëzakonisht të rëndësishme. Këtë vit 2023, si institucion u orientuam drejt realizimit të bashkëpunimit profesional edhe me institucionet e ngjashme nga rajoni, si shembull duke qenë memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar së fundmi me Institutin Kantonal për Mbrojtjen e Monumenteve nga Sarajeva. Janë në zhvillim përgatitjet për vendosjen e bashkëpunimit profesional në trajnimin e stafit ekspert me Universitetin e Attikës Perëndimore nga Athina, Greqi, si dhe iniciativat për bashkëpunim të ndërsjellë profesional me Institutin Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve nga Beogradi dhe kontaktet profesionale të realizuara me Institutin për Planifikimin e Hapësirës, gjithashtu nga Beogradi, Republika e Serbisë. Këtë vit, si mundësi shtesë, përveç mbështetjes financiare të aktiviteteve programore që nga ana e vet e mundëson Ministria e Kulturës, është edhe përsosja profesionale e kuadrove deficitare nga fusha e kulturës dhe mbrojtjes, duke u mundësuar personave ekspert trajnim profesional ku do të mund të njihen me metodat më bashkëkohore në fushën e konservimit dhe t'i zbatojnë këtu. Këtë mundësi e shfrytëzuan edhe kolegët tanë, të cilët këtë vit i përfunduan me sukses kurset për përdorimin e nanomaterialeve jodestruktive në fushën e konservimit të trashëgimisë kulturore, me qëllim që të njëjtat të prezantohen dhe zbatohen edhe tek ne. Personat tanë ekspert gjithashtu angazhohen për vendosjen e lidhjeve profesionale me ekspertë të njohur botërisht në këtë fushë, të cilët gjithashtu do të kontribonin në krijimin e një qasjeje të re, moderne në fushën e konservimit të trashëgimisë kulturore. Brenda këtyre aktiviteteve është edhe misioni aktual ekspert që ka të bëjë me trajnimin profesional të stafit ekspert në fushën e konservimit të pikturës murale nga personat ekspert nga Sorbona, Republika e Francës, si pjesë e programit evropian TAIEX. Brenda jubileut, përkatësisht vitit në të cilin e shënon jubileun, kompleksi "Shën Shpëtimi" ku është vendosur Qendra e Konservimit – Shkup, është prezantuar denjësisht dhe me dinjitet falë miqve dhe admiruesve të trashëgimisë kulturore, të cilët pa egoizëm u angazhuan të mundësojnë rinovimin e ndriçimit të plotë të kishës, çardhakëve, kambanores dhe sheshit para kompleksit. Brenda këtyre aktiviteteve, dhe me qëllim të rivitalizimit të kësaj hapësire të jashtëzakonshme në Qytetin e Vjetër, u morën masa për pastrimin e sarkofagut mermeri të Goce Delçevit, si dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të pjesës më të madhe të hapësirës së atriumit dhe çardhakëve. Me kënaqësi mund të themi se tash e tutje, vizitorët e shumtë do të mund t'i përjetojnë vlerat e këtij kompleksi në mënyrën më autentike. Qendra e Konservimit - Shkup u falënderohet të gjithë punonjësve të vet që çdo ditë, pa egoizëm punojnë në aktivitetet programore dhe jashtëprogramore duke u përpjekur të ballafaqohen me problemet dhe sfidat në mënyrën më të përshtatshme, dhe me vetë këtë japin kontributin e tyre personal në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Mirënjohja shtrihet edhe te të gjithë bashkëpunëtorët e gjatë të cilët gjithashtu kontribuojnë me ekspertizën, njohurinë dhe përvojën e tyre në aktivitetet konkrete projektuese. Pas 60 vjetësh, bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike, por megjithatë, mund të krenahemi me gjithçka që kemi arritur së bashku në vitet e kaluara. Mbetet obligimi, si institucion profesional, vazhdimisht të gjejmë mënyra për t'ua shpjeguar dhe prezantuar të gjithëve, veçanërisht më të rinjve, rëndësinë e trashëgimisë kulturore, dhe kuptimi dhe mbështetja e tyre, për ne do të përfaqësojnë edhe një nxitje dhe motiv në realizimin e misionit tonë fisnik.


