Inspektimi i Kushteve të Monumenteve të Mbrojtura

Së bashku me ekipin e ekspertëve nga NI Qendra Konservuese - Shkup sot bëmë vizitë me inspektim të gjendjeve të monumenteve të mbrojtura të kulturës nga periudha osmane - "Xhamia e Sulltan Muratit", "Sahat Kulla", "Xhamia e Gazi Isa Beut", "Xhamia e Jahja Pashës" dhe "Xhamia Alaxha". Nga inspektimet e bëra ekipi i ekspertëve do të hartojë raporte me fotodokumentacion për gjendjet e monumenteve të përmendura të mbrojtura të kulturës nga periudha osmane. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është gjithmonë prioritet, në fakt kjo është edhe qëllimi themelor i institucionit krahas aktiviteteve të tjera punuese dhe detyrave, por gjithmonë nevojitet të kihet prioritet e ai është mbrojtja e pasurive kulturore.



