Inspektimi Arketik i Gjendjes të Pasurisë Kulturore të Mbrojtur "Suli an" në Shkup

Inspektim në teren i gjendjes së pasurisë kulturore të mbrojtur "Suli An" në Shkup. Flora drunore që zë oborret dhe konstruksionet e çatisë është njëri nga shkaktarët e degradimit dhe paraqitjes së lagështisë te monumentet e kulturës. Së bashku me drejtorin e fakultetit të arteve figurative pranë UKIM, Bedi Ibrahim dhe drejtoresën e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj, Dijana Toska bëmë inspektim të plotë te dy objektet, ku konstatuam se përveç florës drunore, shkaktar shtesë për paraqitjen e lagështisë është edhe hidroizolimi. Pas dorëzimit të Kërkesës te NP Parqe dhe Gjelbërim për Leje për prerje nga ana e tyre dhe Njoftim deri te ne, ne si institucion do të caktojmë person për Mbikëqyrje Konservuese i cili do të jetë i pranishëm gjatë punëve ndërtimore.



