Studentet nga Fakulteti i Inxhinierisë Civile nga Shkupi në Vizitë të Akueduktit të Shkupjes

Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë Civile nga Shkupi me Prof. Dr. Jovan Papiq, anëtar i Ekipit Ekspert që e hartoi Projektin Ndërtimor - Themelimi, ishin në vizitë te Akuedukti i Shkupit. Prof. Dr. Jovan Papiq u prezantoi studentëve të vet metodologjinë e vendosjes së mikropilave me zbatim praktik. Mënyrën, procedurën dhe zbatimin e kësaj metodologjie të cilën e mësojnë studentët, e prezantoi udhëheqësi përgjegjës për realizimin e vendosjes së mikropilave, si dhe Andrea Tanevski - mbikëqyrës ndërtimor i caktuar nga institucioni. Vizita e studentëve kohërisht u përputh me inspektimin e shkallës së realizimit, të cilin e bëmë së bashku me Cvetanka Haxhi Pecova, arkitekte konservatore këshilltare - Mbikëqyrja Konservuese dhe mbikëqyrësi ndërtimor Andrea Tanevski. Vazhdimisht jemi të pranishëm te Akuedukti me qëllim të vetëm, kryerjen e punëve në kohë dhe me cilësi sipas Përshkrimit Teknik.


