Zbatimi i Projektit të Pasurisë Kulturore në Rrezik, Kisha e Shën Shpëtimit në Shkup

Punët përfundimtare ndërtimore mbi pasurinë kulturore në rrezik, kisha Shën Shpëtimi në Shkup - faza e arkitekturës, me përfshirje drenazhimi nga ana veriore e kishës për mbledhjen e ujërave atmosferike në dy kullues. Me këtë anulohet krijimi i lagështisë e cila paraqet rrezik për trashëgiminë kulturore të vlefshme që e posedon kisha por edhe për lagështinë e shfaqur në murin fqinj d.m.th. në hapësirat e punës së institucionit. Kjo është pjesa e parë e fazës së arkitekturës, do të ndjekin punët ndërtimore të çatisë të cilat do të fillojnë gjatë javës së ardhshme.






