Zbatimi i Projektit "Akuedukt" në Shkup

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte kapitale është prioritet në punën e institucionit, sigurisht pa i neglizhuar projektet e tjera dhe veprimet në zbatimin e Programit Vjetor për 2022. Me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale punohet në realizimin e këtij projekti dhe pothuajse çdo ditë, së bashku me ekipin ekspert jemi të pranishëm te Akuedukti duke ndjekur aktivitetet që po zbatohen. Projekti kapital "Akuedukti" në Shkup filloi të hartohet në 2019, fillimisht me hartimin e Planit të Punës, hartimin e Projektit Ideor, hartimin e Projektit Arkitektonik dhe Ndërtimor dhe Elaboratit të hartuar për rivalorizim, gjithçka e përfunduar deri në 2021, ku pas kontrolleve eksperte të kaluara nga institucionet kompetente dhe zbatimit të aktiviteteve të tjera, kah fundi i 2021 filloi edhe Realizimi i projektit. Janë në zhvillim punët ndërtimore nga pjesa e dytë e fazës së parë të projektit i cili është në fazën përfundimtare.


