Zbatimi i Projektit "Akuedukt" në Shkup - Stabilizimi i Shtyllës me Mikropile

Me intensitet të pandërprerë punohet në stabilizimin e shtyllave me vendosjen e mikropilave, proces i cili do të pamundësojë inklinacionin e mëtejshëm d.m.th. animin. Ndërtimi i konstruksionit të përkohshëm për mbështetjen e shtyllave kritike si dhe vendosja e lidhëseve çelike në hapësirat e krijuara nga kalbja e trarëve druri, stil ndërtimi nga periudha osmane i cili fatkeqësisht kontriboi në degradimin e shtyllave me shembjen e gurit, llaçit dhe materialit tjetër të ndërtuar, muratimi i tij ishte proces i pashmangshëm për vendosjen e gypave vetëshpuese dhe injektimin e vrimave të mikropilave me masë injektuese çimentoje. Paralelisht punët po kryhen me dy makina me qëllim intensifikimin e realizimit të projektit në fazën e parë.


