Zbatimi i Projektit "Akuedukt"

Realizimi i projektit "Akuedukti" - Stabilizimi i shtyllave të inklinuara dhe të dëmtuara. Realizimi i projektit konservim-restaurues "Akuedukti" në Shkup është prioritar në punën programore të IK Qendër Konservimi Shkup. Këtij projekti i qasen me kujdes të madh gjatë realizimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgimi kulturore të rëndësishme, ndërtim i cili në masë të madhe është devastuar. Sot filloi vendosja provuese e lidhëseve çelike në shtyllat më kritike në hapësirat e dukshme ku ekzistonin trarë druri dhe kishin rolin e lidhëseve tërthore. Hapësira midis lidhëseve të reja dhe gurit është parashikuar të mbushet me material autentik dhe injektim llaçi me cilësi të njëjtë si ai ekzistues. Lidhëset çelike kanë për qëllim shtrëngimin e shtyllës përmes sistemit të profileve me dado që do të formojnë unazë rreth rrafshit. Ky proces i stabilizimit të shtyllave është i pashmangshëm sepse faza e ardhshme është vendosja e mikropilave nën themelet e shtyllave të inklinuara dhe më të dëmtuara të lidhura me kapacitetin e pamjaftueshëm mbartës të argjilës nën themele, si dhe shfaqjen e deformimit të shkaktuar nga fryrja e këtij shtrese të tokës, dukuri e shkaktuar nga uji i madh në formë të liqenit të vogël në të kaluarën i cili nuk kishte dalje natyrore në lumin Serava. Për këtë qëllim u bë një gërmim d.m.th. kanal kullues me dalje në drejtim të lumit Serava.





