Zbatimi i Projektit Konservim-Restaurim "Akuedukt" në Shkup

Vizitë pune e Ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska me inspektim në shkallën e realizimit të projektit konservim-restaurues "Akuedukti" në Shkup. Ministrja u informua për procesin konservim-restaurues të parashikuar në këtë fazë me punët ndërtimore të përfunduara deri tani, konstruksionin e drenazhit, vendosjen e lidhëseve çelike, të mbushura me llaç gëlqeror dhe zeolit, muratimin me gur dhe tullë autentike, stabilizimin e një pjese të shtyllave me formë-punë të përkohshme dhe rripa në shtyllat e inklinuara në të cilat do të vendosen mikropila në themele, proces i cili kërkon kohë dhe përkushtim maksimal si dhe aktivitetet që do të ndjekin në periudhën e mëtejshme.


