Zbatimi i Projektit Konservim "Akuedukt" - Shkup

Inspektim pune në shkallën e realizimit të projektit konservues "Akuedukti" në Shkup. Janë në zhvillim punët ndërtimore për përpunimin e konstruksionit për mbështetje të përkohshme të shtyllave kritike gjatë zbatimit të masave për stabilizim. Paralelisht po zhvillohen edhe punët e muratimit shtesë me gur dhe tullë në llaç gëlqeror në shtyllat në vendet e lidhëseve çelike të vendosura me recetë të dhënë për llaçin e muratimit në përshkrimin teknik me vërejtje se muratimi bëhet pa përpunimin përfundimtar të sipërfaqes së shtyllave në këtë fazë.

