Takimi i Punës me Daniela Nikolova, Direktore e Muzesit të Luftës Maqedonase

Në hapësirat e institucionit u mbajt takim pune me drejtoresën e NI Muzeu i Luftës Maqedonase, znj. Daniela Nikollova, me ç'rast kontinuiteti i bashkëpunimit ndërinstitucional u forcua edhe më shumë. Shkëmbimi i ideve, bashkëpunimi në projekte të përbashkëta dhe gjithçka që sjell progres dhe përparim shoqëror në fushën e kulturës na çoi te një mendim i përbashkët të cilin e kishim nga më parë, lidhur me hapjen e Ekspozitës muzeare përfaqësuese për "Goce Dellçev" - Gjiganti i luftës maqedonase për pavarësi, në kuadër të mundësive hapësinore të Muzeut të Luftës Maqedonase dhe sipas rregullores për hapjen e ekspozitës muzeare.




