Përkujtim me Rastin e Jubileut - 60 Vjet nga Formimi i IK Qendër Konservimi Shkup
Më 6 nëntor 2023, IK Qendër Konservimi – Shkup e shënoi jubileun e tij 60 vjet nga themelimi, me një festim të mbajtur në hapësirën e atriumit të kompleksit "Shën Shpëtimi", Shkup. Patëm nderin dhe kënaqësinë të festojmë me miqtë dhe bashkëpunëtorët tanë të sinqertë dhe të gjatë, në një atmosferë dinjitoze, spontane, të relaksuar dhe të këndshme - të denjë për ngjarjen, duke shijuar ambientin e bukur autentik... Ishte veçanërisht e kënaqshme që ndër mysafirët ishin kolegë tanë të mëparshëm, si dhe drejtorë të mëparshëm të institucionit, dhe një përshtypje të rëndësishme la numri i madh i krijuesve të shquar në fushën e artit dhe kulturës. Me këtë rast, disa prej tyre u ndanë mirënjohje për bashkëpunimin me IK Qendër Konservimi Shkup. Do të donim të shprehnim edhe kënaqësinë që ndër mysafirët ishte ministrja e kulturës, znj. Bisera Kostadinovska Stojçevska me anëtarë të Kabinetit të saj. Të gjithë punonjësve që pa egoizëm morën pjesë në përgatitjet dhe kontribuan për shënimin solemn dhe dinjitoz të jubileut, duam t'u shprehnim mirënjohje të madhe. Në këtë kuptim, do të donim të theksojmë se identiteti vizual i ngjarjes ishte vepër e M.A. Nita Muça, konservatore, e punësuar në IK Qendër Konservimi Shkup, ndërsa për identitetin muzikor të ngjarjes kontribuan artistët muzikor Mirko Popov dhe Toni Zen me DJ-setet e tyre... Qendra e Konservimit - Shkup u falënderohet të gjithë punonjësve të vet që çdo ditë, pa egoizëm punojnë në aktivitetet programore dhe jashtëprogramore duke dhënë kontributin e tyre personal në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.



