Projekti për Konservim, Restaurim dhe Remedim Strukturor i "Nowa Poshta" në Shkup

Janë në zhvillim punët kërkimore konservuese për hartimin e projektit për Konservim, restaurim dhe sanacion konstruktiv të objektit nga ndërtimi betonarme "Nova Poshta" në Shkup - projekti arkitektonik. Udhëheqësi i hartimit të projektit Konstantin Dimitrovski, arkitekt konservator këshilltar, Dr. Prof. Meri Cvetkovska, inxhiniere ndërtimore, eksperte për objekte betonarmeje të dëmtuara nga zjarri dhe Petar Jovanov, arkitekt, së bashku me asistenten e tyre po punojnë paralelisht me ndërmarrjen e aktiviteteve për hartimin e projektit. Të gjitha gjetjet e fituara nga kërkimet do të sublimohen dhe inkorporohen në pjesën e përforcimit statik i cili përfshin pjesën kupolore të sallës së sporteleve dhe sallën e sporteleve të postës.


