Misioni i Parë Ekspert në Fushën e Mbrojtjes dhe Restaurimit

Misioni i parë ekspert në fushën e mbrojtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore u realizua me ardhjen e znj. Claire Betelu, profesoreshë dhe drejtoreshe e programit studimor për konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore pranë Universitetit Paris 1 Pantheon Sorbonne. Ky mision ekspert si iniciativë e trajnimit profesional të stafit ekspert nga institucionet kombëtare në sferën e konservimit të trashëgimisë kulturore u miratua nga Komisioni Evropian dhe u zbatua përmes instrumentit TAIEX, në bashkëpunim me delegacionin e Komisionit Evropian, Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ministrinë e Kulturës, Qendrën Kulturore Franceze, Qendrën Kombëtare të Konservimit dhe Qendrën e Konservimit Shkup. Sipas Agjendës, misioni ekspert u realizua nga 07.11.2023 (e martë) deri më 09.11.2023 (e enjte) dhe u udhëhoq nga Prof. Claire Betelu nga Universiteti i Sorbonës, ku kolegët nga institucionet kombëtare që merren me trashëgiminë kulturore patën mundësinë të njihen me praktikat dhe njohuritë më të reja në disa monumente karakteristike të kulturës, siç janë kishat "Fjetja e Hyjlindëses" në Leshok dhe Matkë, si dhe kisha "Shën Shpëtimi" në Shkup. U realizuan edhe takime pune në IK Qendër Konservimi Shkup, Qendrën Kombëtare të Konservimit dhe Qendrën Kulturore Franceze. Koordinatorë të këtij eventi ishin Vlado Mukovski, këshilltar konservator për pikturën murale nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Angelina Spirovska Mukovska, konservatore e licencuar për pikturën murale nga IK Qendër Konservimi Shkup.


