Vizita në Kishën e Shën Shpëtimit në Shkup

Në këtë kohë të Covid-19, vizitat e turistëve në kompleksin kishtar "Shën Shpëtimi" janë të rralla, me vizitë të kishës ku gjendet Ikonostasi i paçmueshëm i punuar nga mjeshtrit mijak, vëllezërit Petre dhe Marko Filiposki dhe Makarije Frçkovski dhe Ikonat e paçmueshme të Diço Zografit. Mysafirja nga Republika e Turqisë ishte e mahnitur nga kjo pasuri jonë kulturore, ku nëpërmjet narracionit u njoh më hollësisht me mënyrën e punimit të Ikonostasit, gdhendjen, detajet, skenat e paraqitura, motivet etj. Si kujtim i dhuruam material promovues - publikim, katalog dhe broshurë për Ikonostasin dhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit.



