PËRSHKRIMI MËI I VJETËR I NJERIUT TË PIKTURUAR NË QERAMIKË

Ekip profesional nga NI Qendra Konservuese Shkup, i udhëhequr nga Udhëheqësja arkeologe konservatore e lartë Vera Atanasovska, gjatë ekzekutimit të aktiviteteve të veta të punës në teren në lokalitetin arkeologjik Ogradje i cili gjendet në atarin e fshatit Orman, Shkup, zbuloi vendbanim neolitik gjatë të cilit hasi në artefakte dhe gjetje arkeologjike të pazbuluara deri tani. Përveç zbulimit të copës më të vjetër të njohur të keramikës me njeri të pikturuar, u gjetën edhe modele antropomorfe të Hyjneshës Nënë dhe modele antropomorfe shtëpie, bazament shtëpie e ndërtuar nga balta e tokës e cila ishte ngjeshur mbi thurje drunjsh, bazament furre rreth së cilës kishte mulli, vegla guri dhe kockash, fragmente enësh keramike, dhe shumë artefakte të tjera arkeologjike. Pjesa e sipërme e trupit ishte ekzekutuar me një vijë vertikale më të trashë, nga e cila ishin ekzekutuar duart, rrëfen arkeologu mr. Pero Sinadinovski.

