Bashkëpunimi Ndër-institucional me Fakultetin e Filozofisë

Bashkëpunimet ndërinstitucionale janë çelësi për zhvillimin dhe avancimin e punës së institucionit dhe sot së bashku me Dekanin e Fakultetit Filozofik Prof.dr. Ratko Duev e nënshkruam Memorandumin për Bashkëpunim me të cilin do të synojmë drejt realizimit të qëllimeve të mëposhtme: - Shkëmbim i ndërsjellë i informacioneve, njohurive dhe përvojave nga fusha e arkeologjisë, historisë së artit, historisë dhe historisë me arkivistikë - Pjesëmarrje, bashkëpunim dhe realizim i projekteve të përbashkëta. Krijimi i atmosferës së respektit të ndërsjellë dhe besimit të ndërsjellë është interes i përbashkët veçanërisht kur bëhet fjalë për realizimin e punës praktike të studentëve, konferencave shkencore dhe studentore, trajnimeve, shkollave verore, seminareve, punëtorive, promovimeve dhe tribunave.



