Memorandum Bashkëpunimi me IK "Shën Kliment i Ohridi" - Shkup

U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me IK "Shën Kliment i Ohridi" - Shkup. Sot në ambientet e IK "Shën Kliment i Ohridi" - Shkup, me Drejtoreshën Jelisaveta Kostadinova, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi duke zgjeruar kështu bashkëpunimin midis dy institucioneve tanë. Memorandumi Bashkëpunimi bazohet në platformë të besimit dhe kuptimit të ndërsjellë e cila do të mbulojë një seri aktivitetesh me interes për të dyja palët, bashkëpunim për ofrimin dhe marrjen e ndihmës eksperte, bashkëpunim në aktivitete ekspozite, botim, blerje të publikimeve dhe gjithçka që na afron në aktivitete biblioteke dhe prezantim të trashëgimisë historike dhe kulturore.


