Kisha Manastiri "Shën Pantelejmon" Fshati Gornja Nerez

Në hapësirat e kompleksit manastiror "Shën Pantelejmoni" fshati Gorno Nerezi, me praninë e Kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase Arkipeshkvia e Ohrit, Hirësia e Tij Stefan, Drejtorit të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare Mr. Darijan Sotirovski, Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore z. Aco Kostov, Drejtorit të NI Qendra e Konservimit Shkup Kole Çapkanovski i pranishëm me ekip profesional nga institucioni, Konstantin Dimitrovski këshilltar i lartë konservator dhe Nita Muça - historiane e artit, si dhe përfaqësues nga kleri, u mbajt takim pune në të cilin u ngritën një sërë temash që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pasurive kulturore të cilat sipas rëndësisë janë të ngulitura në trashëgiminë tonë kulturore. Theks i veçantë u vu te pasuria monumentale, kisha "Shën Pantelejmoni" në Gorno Nerezi, për të cilën u hartua Elaborat për Rivlerësim, i cili është parakusht për hartimin e projektit, fillimisht në fushën e arkitekturës - konstruksionin e çatisë e më tej konservimin dhe restaurimin e fresko-pikturimit si dhe për të gjithë kompleksin manastiror.



