Trashëgimia Kulturore Kisha "Shën Gergji" Fshati Gradovci

Ekip profesional nga NI Qendra Konservuese - Shkup bëri inspektim të gjendjes së pasurisë kulturore monumentale, kisha "Shën Gjergji" në fshatin Gradovci, Komuna e Zelenikovës, e cila sipas ndërtimit, teknikës dhe mënyrës së pikturimit të fresko-pikturimeve me siguri mund të konstatohet se daton nga periudha mesjetare, d.m.th. nga shekulli i 13-të ose i 14-të. Kisha u rinovua në shekullin e 19-të. Sipas pamjes së ndërtimit nga ana e jashtme e mureve dhe teknikave të ndryshme, është e qartë se në të kaluarën kisha ka pasur kupola, specifikë e ndërtimit të kishave manastirore të shekullit 18-të dhe 19-të. Fresko-pikturimi në brendësinë e kishës shkon deri te konstruksioni i çatisë dhe ndërpritet në pjesën e poshtme dhe të mesme të trupave të shenjtorëve, që dëshmon gjithashtu se kishës i mungojnë kupolat. Rreth kishës gjenden varre dhe sipas ruajtjes së kryqeve të gurit në disa prej varrezave, dihet se janë varreza të krishtera.







