Intervencioni Konservues për Stabilizimin e Shtyllës së Akueduktit në Shkup

Realizimi i projektit "Akuedukti" në Shkup po zhvillohet me intensitet të pandërprerë dhe kjo është pjesa e dytë e fazës së parë. Vlen të theksohet se vendosja e mikropilave është intervenim konservues që po zbatohet për herë të parë në shtetin tonë në një objekt që është pasuri kulturore e mbrojtur, dhe vetë prania në punët ndërtimore na bën krenarë si njerëz që jemi pjesë e këtij projekti por edhe si IK Qendër Konservimi Shkup, institucion i cili kujdeset maksimalisht për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Vendosja e mikropilave (gypa tubulare vetëshpuese) është pjesë e Projektit Kryesor - Projekti i Themelimit dhe në këtë fazë punohet në 6 shtylla, shtyllat më të inklinuara, me çka do të parandalohet animi i mëtejshëm i tyre d.m.th. stabilizimi. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe në shtyllat e mbetura të parashikuara me projektin.


