NJOFTIM me Rastin e 18 Majit, Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Me rastin e 18 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ju informojmë se në këtë ditë (18.05.2023) dyert e institucionit tonë janë të hapura për vizitorë plotësisht falas, me qëllim ngritjen e shkallës së informimit dhe nivelit të ndërgjegjes publike për rëndësinë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Vizitorët mund ta shohin ikonostasin në kishën e Shën Shpëtimit dhe dhomën përkujtimore të Goce Delçevit. Duke marrë parasysh karakterin arsimor-edukativ të ditës, theksojmë se do të përfshihen të gjitha grupet moshatare me theks të veçantë te personat - vizitorët e moshës së shkollës së mesme.

