Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore "Akuedukt" në Shkup

Vizitë në Akueduktin në Shkup me inspektim në shkallën e realizimit të projektit i cili është në fazën e parë përfundimtare, dhe faza e dytë do të fillojë së shpejti. Në kënaqësinë time të madhe u takova me Toni Manxhukovski - Manxhuk, me të cilin u njoha në Akuedukt kur si institucion ishim në fazën e hartimit të projektit. Kënaqësia ishte e madhe, siç tha - Shumë premtuan por për më shumë se 15 vjet askush nuk bëri asgjë e ti gjithë këtë e bëre për më pak se 4 vjet, nga hartimi i projekteve deri në fazën e parë përfundimtare të realizimit. Po, thashë por gjithë kjo është edhe meritë e Ekipit Ekspert nga institucioni dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të përfshirë të cilët maksimalisht dhanë kontributin e tyre dhe sigurisht me mbështetjen e pakushtëzuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila e financon projektin.



