Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore

Së bashku me ekipin e ekspertëve nga institucioni bëmë inspektim në monumentin e kulturës kishën "Shën Dhimitri" në Shkup. Inspektimi u bë sipas aktiviteteve të planifikuara. Piktura e freskove në kishën "Shën Dhimitri" ishte në fokusin e vizitës së bërë dhe nga inspektimi i bërë do të hartohet raport me fotodokumentacion shoqërues. Të gjitha këto inspektime në teren bëhen për të vërejtur shkallën e rrezikimit të pasurive kulturore të mbrojtura ku në mbledhjen e këshillit të ekspertëve të përbërë nga ekspertë të institucionit do të ndahen prioritetet gjatë aplikimit në pjesën e programit projektues për vitin 2021.


