PLANI VJETOR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT për 2024

Institucioni Kombëtar Qendër Konservimi - Shkup, në funksion të vazhdimit të luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, e hartoi këtë dokument programor në të cilin theksohen komponentë të rëndësishme, që duhet të zbatohen në vitin aktual 2024. Dokumenti programor përcakton qëllimet prioritare si dhe masat dhe aktivitetet që IK Qendër Konservimi - Shkup duhet t'i ndërmarrë për realizimin e tyre dhe krijimin e politikave përkatëse që duhet të japin rezultate në arritjen e qëllimeve të këtij programi.


