Vendndodhja Arkeologjike Gradiste, Brazda "Parku Arkeologjik Brazda"

Vizitë me inspektim të gjendjes së lokalitetit arkeologjik Gradishtë, vendbanim i fortifikuar nga shekulli i 5-të - i 4-të p.e.s. ku gjatë hulumtimeve arkeologjike në vitin 1986 u zbulua varr monumental unik i një naltësie lokale. Varri është i gërmuar thellë në tokë i cili ka dhomë drejtkëndëshe ose komorë dhe hyrje me gjashtë shkallë në anën jugore. Drejt hyrjes çon korridor i gjatë hyrës (Dromos). Duke marrë parasysh se gjetje në komorë nuk u gjetën, supozohet se varri është plaçkitur në kohën antike, gjatë së cilës janë gërmuar edhe pllakat e dyshemesë.



