Akuedukt Shkup
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe mendimin e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore, në seancën e sotme miratoi Vendim për shpalljen e monumentit Akuedukti në Shkup si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategori rëndësi e jashtëzakonshme. Vendimi pasoi pas elaboratit të miratuar për rivlerësim të monumentit, proces i cili për shumë vite ishte bllokuar në institucionet kompetente. Me rivlerësimin e Akuduktit është përfshirë edhe çështja e kategorizimit të pasurisë sipas rëndësisë së tij, dhe me këtë edhe çështja e regjimit të mbrojtjes. Vendimi mundëson ruajtjen e përhershme të Akuduktit dhe vlerave të tij në kuptimin kulturor dhe historik, si dhe në raport me mbrojtjen e arkitekturës, aspektin social, edukativ, turistik dhe ekonomik të lokalitetit. Me këtë mundësohet përfundimisht të fillohet edhe mbrojtja e tij fizike. Me miratimin e Vendimit, Akudukti numërohet në kategorinë kushtetuese "pasuri me interes të përgjithshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut" dhe gëzon mbrojtje të veçantë sipas Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

