AKUEDUKT

Aktivitete punuese në teren, krahas angazhimeve festive protokollare. Përfshirja e Dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë - Shkup, prof. dr. Zllatko Srbinovski i cili është pjesë e ekipit së bashku me doc. dr. Zllatko Bogdanovski dhe ekipi i tyre është tregues i qasjes së kujdesshme dhe përkushtimit me çfarë respekti dhe entuziazmi i përkushtohet NI QK - Shkup në realizimin e hartimit të Projektit Bazë. Punët hulumtuese janë proces i pashmangshëm për marrjen e pasqyrës së plotë deri në arritjen e fazës së përfundimit të Projektit Bazë dhe fillimit të fazës së sanimit dhe aktiviteteve konservuese-restauruese. Angazhimi maksimal që ia kushtojmë si NI Qendra Konservuese - Shkup e cila për më pak se 10 muaj hartoi Elaborat për rivalorizim, Projekt ideor dhe jemi në fazën e hartimit të Projektit Bazë le të shërbejë si shembull për gjeneratat e tjera çfarë do të thotë përkushtim ndaj asaj për çka je i ngarkuar si ROJTARE MBROJTËS, RESTAURUES dhe KONSERVATOR (në kuptimin e vërtetë të fjalës) i trashëgimisë kulturore.

